Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit diplomatikë të vendeve mike në Kosovë, ministri i Mbrojtjes, z. Armend Mehaj priti sot në takim, ambasadoren e Suedisë në Kosovë, znj. Karin Hemmarck Ahliny. Me këtë rast, ambasadorja Karin Hemmarck Ahliny e uroi ministrin Mehaj për detyrën dhe i dëshiroi suksese në punën e tij duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Suedisë që bashkëpunimi në mes dy vendeve dhe dy qeverive të vazhdojë me intensitet të shtuar drejt avancimit të mëtejmë të tyre në të gjitha fushat, sikur edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Nga ana e tij, ministri Mehaj e falënderoi ambasadoren Karin Hemmarck Ahliny për urimin e saj, bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë në të gjitha fushat, sikur edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, respektivisht zhvillimit dhe avancimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Të dy u pajtuan që bashkëpunimi në mes dy qeverive në fushën e mbrojtjes të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen e afërt duke identifikuar dhe qasur me fokus në çështjet e interesit të përbashkët.