Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin austriak në Kosovë, Christoph Weidinger

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të takimeve me përfaqësuesit e korit diplomatik të vendeve mike në vend, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj priti sot në takim ambasadorin austriak, z. Christoph Weidinger.

Me këtë rast, ambasadori Weidinger ka uruar ministrin Mehaj për detyrën duke potencuar se Austria do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë e Republikës së Kosovës, sikurse dhe popullin e Kosovës, në procesin e integrimeve euroatlantike.

Nga ana e tij ministri Mehaj falënderoi ambasadorin  Weidinger për mbështetjen e shumanshme të Austrisë për zhvillimin e vendit si dhe shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për zhvillimin e bashkëpunimit bilateral edhe në fushën e mbrojtjes në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Të ngjashme