Ministri milioner i Kurtit: Shtëpi 1.5 milion euro, 100 mijë në bankë

Prishtinë | 14 Qer 2022 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, në deklarimin e tij të pasurisë për këtë vit në Agjencinë Anti-Korrupsion, ka deklaruar edhe shtëpi në vlerë prej 1,5 milion euro.

Përveç kësaj, ministri Latifi posedon shtëpi pushimi, të marrë në posedim që nga 2020-a, që i kushton 600 mijë euro. Me një shtëpi tjetër pushimi, një banesë dhe një tokë, totali i pronave të paluajtëshme Latifit i shkon në gati tre milionë euro, shkruan lajmi.net.

Ai, po ashtu, ka të deklaruara para të gatshme prej 100 mijë dollarë në ‘Bank of America’, si dhe kredi 1 milion euro.

Po ashtu, Latifi posedon edhe katër vetura, që në total kanë vlerën e 138 mijë eurove.

Tek informacionet shtesë në deklarim të pasurisë, ministri Latifi ka bërë të ditur se posedon 215 ari në Graqanicë, me vlerë prej 1.5 milion eurove.

Të ngjashme