Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica priti sot në një takim njoftues shefin e zyrës së UNICEF në Kosovë Brandão Có. Në këtë takim Ministri Reçica falënderoi Có për bashkëpunimin dhe mbështetjen e UNICEF dhënë Qeverisë së Kosovës, posaçërisht MPMS.
Có përgëzoi Ministrin Reçica për detyrën e marrë dhe shprehu gatishmërinë në bashkëpunimin e mëtejmë në mes të UNICEF dhe MPMS. Có u përqendrua tek angazhimi i tyre në hulumtimin e rishikimit të skemave sociale dhe kërkoi që ky hulumtim i realizuar të diskutohet në nivelin teknik dhe profesional me MPMS.
Ministri Reçica siguroi Có për përkushtimin e MPMS dhe shprehi gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar edhe më tej me UNICEF në projektet e përbashkëta.