Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja do të presë sot në takim homologun e tij nga Shqipëria, Andis Salla.
Vizita realizohet në kuadër të rritjes së bashkëpunimit dhe forcimit të sigurisë ushqimore, lehtësimit të tregtisë dhe eliminimit të barrierave administrative, si dhe trajtimit të çështjeve të tjera me interes të përbashkët në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Pritja zyrtare do të bëhet në ora 09:30, ku pastaj do të ketë një takim bilateral.
Në ora 10:30 do të ketë një takim pune ndërmjet delegacioneve.
Kurse, në 11:30 do të mbahet konferencë e përbashkët e dy ministrave./Ekonomia Online