Ministri Murati dhe ambasadori zviceran, diskutojnë për gjendjen me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Një takim i zhvilluar sot mes ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit, dhe ambasadorit zviceran në Kosovë, Thomas Kelly, solli diskutim më të thellë në gjendjen e rënduar nga pandemia COVID-19.

Në këtë takim, Murati dhe Kolly gjithashtu kanë diskutuar edhe për planin e Qeverisë por dhe projektet që financohen nga shteti zviceran.

”Ministri Murati e falënderoi Ambasadorin Kolly për mbështetjen që ka dhënë dhe vazhdon të jap shteti zviceran për Kosovën. Ai e informoi Kolly për punën që po bën Qeveria Kurti në adresimin e sfidave ekonomike të krijuara nga pandemia, me theks të veçantë për masat që do të ndërmarrin për përkrahjen financiare për sektorët e ndikuar direkt nga vendimi i Qeverisë. Po ashtu, Ministri Murati e njoftoi ambasadorin për gjendjen makrofiskale të Kosovës”.

Ndërsa ambasadori zviceran Thomas Kolly e falënderoi Ministrin Murati për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe përkushtimin e shtetit zviceran për rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe për vazhdimin e projekteve të përbashkëta të cilat ndikojnë në zhvillimin e vendit.

Të ngjashme