Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot gjatë ditës ka takuar drejtuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Verërave në Kosovë “Enologjia”, ku kanë diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë.
Gjatë këtij takimi, Ministri Mustafa ka diskutuar për bashkërendimin e politikave, projektet dhe aktivitetet që janë të lidhura ngushtë me fushën e vreshtarisë dhe verëtarisë.
Gjithashtu, ministri ka theksuar se MBPZhR-ja do të vazhdojë mbështetjen në këtë sektor, e sidomos në promovimin e verës dhe në rritjen e cilësisë së saj.
Në anën tjetër, Kryetari i Shoqatës, Ruzhdi Haxhijaha ka falënderuar ministrin Mustafa për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tij, si dhe ka prezantuar disa nga zhvillimet dhe prioritetet e shoqatës.