Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa , priti sot në takim njoftues ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Në këtë takim Mustafa e njoftoi ambasadorin për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, duke vlerësuar se ajo është e qetë dhe stabile. Ai po ashtu vuri në dukje angazhimet që po bëhen sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ndërsa Chabert u shpreh i gatshëm në vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që ka ekzistuar mes dy vendeve, sidomos sa i përket bashkëpunimit policor.