Ministri i Punëve tëBrendshme, z. Ekrem Mustafa, me ftesë të parlamentarit z. JohnGrogan, vizitoi Dhomën e Ulët të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, ku u takua me disa anëtarë të parlamentit britanik.
Parlamentarët britanik shfaqën interes të jashtëzakonshëm për zhvillimet në Kosovë dhe situatën e përgjithshme në vend.
Ministri Mustafa kërkoi që të vazhdojë mbështetja për Kosovën, përfshirë këtu edhe disa aspekte lobuese lidhur me përforcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.