Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot gjatë ditës ka zhvilluar një video konferencë me drejtorin e Zyrës për Zhvillim Ekonomik nga USAID, Joshua Mike dhe specialisten e menaxhimit të projekteve në USAID, Besa Ilazi.
Ministri së bashku me z. Mike dhe znj. Ilazi diskutuan për nevojat, pengesat dhe mundësitë e sektorit privat pas situatës së krijuar nga COVID-19.
Gjithashtu, ministri Mustafa shpalosi vizionin dhe programet zhvillimore që po zbatohen në përkrahje të tri sektorëve të bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural.