Ekonomia Online
FUNDIT

Ministri Nufi në Pentagon, diskuton për mbrojtje dhe siguri

Ministri Nufi në Pentagon, diskuton për mbrojtje dhe siguri

Në Pentagon janë zhvilluar takime bilaterale të konsultimeve në fushën e mbrojtjes ndërmjet një delegacioni të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Delegacioni shqiptar u kryesua nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ndërsa pala amerikane u drejtua nga Alton Buland – Zëvendësndihmës i Sekretarit të Luftës në SHBA dhe njëkohësisht përgjegjës për Politikat Evropiane […]

Në Pentagon janë zhvilluar takime bilaterale të konsultimeve në fushën e mbrojtjes ndërmjet një delegacioni të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Delegacioni shqiptar u kryesua nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ndërsa pala amerikane u drejtua nga Alton Buland – Zëvendësndihmës i Sekretarit të Luftës në SHBA dhe njëkohësisht përgjegjës për Politikat Evropiane dhe të NATO-s.

“Përgjatë bisedimeve tona dypalëshe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, dakordësuam që të vijojmë pa ndalim në rritjen e përpjekjeve që e forcojnë në shumë dimensione partneritetin strategjik mes dy vendeve tona.

Krenarë për këtë partneritet të palëkundur, ndërsa mbetemi thellësisht mirënjohës ndaj #SHBA për mbështetjen e vazhdueshme në progresin euroatlantik të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimo”, ka njoftuar Nufi përmes një postimi në Facebook.

Të ngjashme