Ministri Osmani: Maqedonia Veriore ndalon aeroplanët rusë në hapësirën e saj ajrore

Prishtinë | 27 Shk 2022 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka njoftuar se Maqedonia e Veriut do të ndalojë aeroplanët rusë nga hapësira e saj ajrore.

Më anë të një postimi në llogarinë e tij Twitter, Osmani ka theksuar se edhe ky vend i është bashkangjitur vendimit të shteteve të tjera të Bashkimit Evropian.

“Maqedonia e Veriut sapo ka vendosur t’u bashkohet shteteve të tjera të BE-së në ndalimin e linjave ajrore të Rusisë nga hapësira ajrore e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme