Ministri Reçica premton rritje të pensionit bazë për të moshuarit

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 09:41 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka vizituat Shtëpinë e të Moshuarve me rastin e Ditës Botërore për Parandalimin e Abuzimit me të Moshuarit, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, Reçica premtoi kujdes ndaj kësaj kategorie dhe përfshirje në rritje të pensionit bazë për të gjithë të moshuarit.

Sa i përket abuzimit, Reçica theksoi se nuk raste të raportuara më vend, gjë të cilën e cilësoi si gjë e mirë.

“Ne vendosem që sot këtë dite ta nisem këtu në shtëpi ku ofrohet shërbim 24 orë ndaj të moshuarve. Sipas statistikave Kosova ka 7% të moshuar”.

“Kurse sa i përket abuzimit në Kosovë flet si situatë e mirë në bazë të mos raportimeve. Por nuk mund te themi që nuk ka, se kemi abuzim emocional ën ndarjen e pronave”.

“Ne koordinim me institucionet do të ofrojmë shërbime dhe pensionin bazë. Kujdesi ynë duhet të rritet”.

“Stafi ka bërë punë të mirë gjatë pandemisë dhe nuk kemi raste. si shtet synojmë që mbi bazën buxhetore të sigurohemi që përfshirja e tyre në pensionim bazë te shohim mundësitë që të jetë më i lartë”, u shpreh Reçica, raporton EO.

Të ngjashme