Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në seancën e sotme të Kuvendit prezantoi projektet e përfunduara në 100 ditëshin e Qeverisë, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se në këtë periudhë është finalizuar strategjia sektoriale dhe plani për punësimin e të rinjve.
“Të arriturat e MPMS-së në këtë 100 ditësh. Në kuadër planit të Qeverisë dhe agjendës evropiane janë finalizuar stategjia sektoriale 2018-2022 dhe plani për punësimin e të rinjve 2018 dhe 2020”.
“MPMS nëpërmjet agjencisë së punësimit ka ndërmjetësuar në punësimin e 2248 personave me punësim të rregullt, prej tyre 1134, ndërsa në kuadër të masave aktive në tregun e punës janë trajtuar 1114 punëkërkues”.
“Përmes qendrave të aftësimit profesional janë trajtuar 1176 punëkërkues dhe janë certifikuar 725 prej tyre”.
Sa i përket fushës së arsimit ai tha se kjo ministri së bashku me MTI-në dhe UNDP-në ka nënshkruar kontrata për punë praktike për studnetët e sapo diplomuar të universiteteve në Kosovë.
“MPMS së bashku me MTI-në dhe me UNDP-në ka nënshrkuar 200 kontrata për praktikë në punë për të sapo diplomuarit në Universitet e Kosovës me qëllim të përmirësimit të punës për aftësimin profesional, orientimin në karrierë të këtyre të rinjëve”.
“MPMS ka nënshkruar marrëveshje me MASHT-in dhe GIZ-in gjerman. Është nënshkruar marrëveshje mes MPMS-së dhe MPB-së për mbështetjen e të rikthyerve nga vendet e huaja”.
Reçica bëri të ditur se në kuadër të aftësimit profesional është lansuar shpallja e dytë për 25 të rinj për t’i aftësuar në Bavari të Gjermanisë në fushën e ndërtimtarisë.
“Sa i përket mirëqenies sociale në kudër të angazhimeve është mbajtur Komiteti i Kosovës për parandalimin dhe eliminimin e krimeve të rënda për fëmijë. Për qytetarët që nuk kanë mundësi të paguajnë sigurimet shëndetësore është dërguar në Qeveri për përcaktimin e institucionit përgjegjës për realizimin e këtij testi”.
Në këtë 100 ditësh janë finalizuar procedurat për marrëveshjen për sigurime sociale për shtetin e Belgjikës dhe atë të Zvicrës, e para e nënshkruar dhe e dyta pritet së shpejti të nënshkruhet”.