Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), zotëri Rrustem Berisha, priti në takim ambasadorin fuqiplotë të Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës, zotëri Christian Heldt.
Në takimin e përbashkët, ministri Berisha dhe ambasadori Heldt, biseduan për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve dhe njëherësh konfirmuan gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen ndërmjet dy vendeve dhe dy ministrive përkatëse.