Ministri Rrustem Berisha priti në takim ambasadorin e Gjermanisë

Prishtinë | 20 Tet 2017 | 14:09 | Nga

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), zotëri Rrustem Berisha, priti në takim ambasadorin fuqiplotë të Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës, zotëri Christian Heldt.

Në takimin e përbashkët, ministri Berisha dhe ambasadori Heldt, biseduan për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve dhe njëherësh konfirmuan gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen ndërmjet dy vendeve dhe dy ministrive përkatëse.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme