Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë se Rusia do t’i kushtojë vëmendje të veçantë ndërtimit të infrastrukturës për forcat e saj bërthamore në vitin 2023.
Shoigu tha se Rusia do të punonte gjithashtu për të përmirësuar aftësitë luftarake të forcave të saj raketore dhe se objektet po ndërtoheshin për të akomoduar sisteme të reja raketore, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Rusia ka stokun më të madh të armëve bërthamore në botë, me afro 6000 koka luftarake.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur territorin e kapur nga Rusia në Ukrainë nën ombrellën bërthamore të Moskës, duke paralajmëruar se ai është i gatshëm të mbrojë “integritetin territorial” të Rusisë me të gjitha mjetet në dispozicion.
Shtetet e Bashkuara thonë se kanë paralajmëruar Rusinë për pasojat e çdo përdorimi të armëve bërthamore.
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillonin bisedime në Kajro këtë javë për traktatin e tyre ekzistues të ri START, i cili kufizon numrin e kokave luftarake që secila mund të vendosë.
Por Moska u tërhoq në prag të takimit, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara për sjellje toksike anti-ruse dhe duke u përpjekur të manipulojnë traktatin në avantazhin e saj.