Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim njoftues ambasadorin e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Lirim Greiçevci.
Në këtë takim, u bisedua lidhur me aktivitetet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.
Ambasadori Greiçevci u shpreh i kënaqur me shërbimet që kryhen nga ana e MPB-së për bashkatdhetarët që jetojnë në Angli, në veçanti për pajisjen e tyre me dokumente civile.