Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka kërkuar nga Qeveria që ta pezullojë dilaogun Kosovë-Serbi deri në një kohë të pacaktuar, pas aktakuzave të Speciales, raporton Ekonomia Online.
Selimi në mbledhjen e ekzekutivit ka shtuar se askush nuk duhet që t’i frikësohet drejtësisë.
“Konfirmimi i aktakuzave janë goditje për tërë popullin dhe institucionet e Kosovës dhe këto aktakuza po prodhojnë efekte politike me qëllim të pozicionit tonë ndërkombëtare”.
“Qeveria duhet të pezullojë dialogun deri në një moment tjetër. Duhet të insistojmë më shumë transparencë nga Dhomat e Specializuara, të gjithë jemi për drejtësi dhe asaj nuk do t’i ik askush. Ne nuk duhet t’i frikësohemi drejtësisë”.
“Ne duhet të ndërpresim aktivitet tona që ndërlidhen me dialogun me Serbinë dhe çdo lëvizje tjetër mund të jetë në favor të dikujt tjetër”.
Përderisa kryeministri Hoti i ka thënë ministrit të Drejtësisë se duhet ta kemi të qartë ndarjen e pushteteve, raporton EO.
“Ne nuk ndërhymë dhe nuk komentojmë vendimet e organeve të drejtësisë, në Qeverinë e Kosovës nuk ka hapësirë për sjellje ndryshe dhe bazën ligjore e kemi të qartë”.