Ministri serb i Mbrojtjes e quan palën kosovare mendjelehtë dhe të rrezikshme

Prishtinë | 21 Kor 2021 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, po thotë se qëndrimet e autoriteteve në Kosovë, me lëvizjet e tyre po tregojnë se nuk duan asgjë në të mirë për popullin serb.

Ai pretendon se pala serbe e udhëhequr nga Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka propozime konkretre për një jetë më të mirë për serbët dhe shqiptarët, përcjell klankosova.tv.

“Ajo që ata po bëjnë në Prishtinë nuk sjell asgjë të mirë për askënd, madje as për vetë shqiptarët. Ata janë të papjekur, Presidenti Vuçiq shkon në bisedime të vështira dhe Kurti kryen hile që nuk kalojnë”, tha Stefanoviq për TV Prva.

Siç thotë ai, autoritetet e Prishtinës po vonojnë proceset dhe në thelb nuk duan të flasin.

“Shumë mendjelehtë, të rrezikshëm, kur ata refuzojnë të nënshkruajnë një dokument që ruan sigurinë”, tha Stefanoviq.
Tutje ai shprehu besimin e tij, se Presidenti Vuçiq do të “qëndrojë i vendosur në këtë luftë”.

Të ngjashme