Ministri serb i Mbrojtjes: Me urdhër të Vuçiqit ushtria është ngritur në gjendje gatishmërie

Prishtinë | 01 Nën 2022 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Milosh Vuçeviq, ka thënë se me urdhër të presidentit Aleksandar Vuçiq, është ngritur në gjendje gatishmërie.

Vuçeviq tha se kjo për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.

Ai tha se janë të gatshëm ta zbatojnë çdo urdhër të komandantit suprem të ushtrisë serbe, i cili është Aleksandar Vuçiq. tha ai në një intervistë për televizionin Happy.

“Serbia është një vend serioz dhe për këtë arsye askush nuk duhet të bëjë lojëra lufte. Ne nuk mund të jemi të qetë dhe jemi për dialog”.

“Ushtria serbe është e gatshme të zbatojë çdo urdhër të Vuçiqit, i cili është komandant i saj i përgjithshëm” – tha ai.

Më 1 nëntor ka nisur masa e qortimit për serbët që nuk i kanë konvertuar targat në RKS.

Sipas Qeverisë së Kosovës vendimi do të zbatohet gradualisht.

Të ngjashme