Ministri serb i shëndetësisë paralajmëron telashe për sigurimin e barnave nëse s’hiqet taksa

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Janë bërë shtatë ditë që kur Qeveria e Kosovës në mbledhje vendosi që të vendos taksën prej 100 për qind për produktet që importohen nga Serbia.

Taksa e vënë nuk u ka pëlqyer shtetit fqinj për shkak të humbjes së miliona eurove, transmeton Indeksonline.

Madje, po frikësohen se nëse nuk shfuqizohet taksa do të këtë problem për ilaçet në qendrat shëndetësore.

Ministri serb i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar thotë se për momentin ka mjaft ilaçe në qendrat shëndetësore, por që do të ketë probleme të mëdha nëse ky vendim nuk tërhiqet.

“Në ditët e ardhshme, nëse vazhdohet me këtë taksë, do të këtë një problem serioz, ne nuk do të jemi në gjendje të funksionojmë”, ka thënë Loncar për RTS-në, transmeton Indeksonline.

Ministri kritikoi organizatat ndërkombëtare të tilla si ‘Mjekët pa Kufij’ të cilët janë të shqetësuar se ka ilaçe të mjaftueshme për emigrantët të cilët janë të kalojnë përmes Serbisë, ndërsa sipas tij, nuk thonë asgjë për serbët në Kosovë.

“Askush nuk na ka kontaktuar me ne ose serbët në Kosovë. Ka shumë heshtje të madhe nga ana e tyre” , tha Lonçari.

Ljiljana Delibasic, drejtoreshë e një barnatore në veri të Mitrovicës tha se gjendja në barnatore është alarmante.

“Raftet janë pothuajse bosh. Nuk ka ilaçe themelore për sëmundjet kronike dhe të tjera”, tha Delibasiç.

Ajo tha se insulinë e citostatikët mungojnë.

“Qytetarët tanë duhet të shkojnë në qytete të afërta, në Rashkë, ku mund të marrin medikamente me recetë,” përfundoi Delibasiç.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme