Ministri serb: Në Këshillin e Sigurisë Kombëtare u vendos që nuk ka heqje dorë nga paqja

Prishtinë | 12 Dhj 2022 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se në mbledhjen e mbrëmshe të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të cilën e kryesoi presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, është vendosur që të mos hiqet dorë nga ruajtja e paqes.

“Prandaj u bëjmë thirrje shqiptarëve dhe serbëve që të qetësojnë situatën, e veçanërisht serbëve në veri iu bëj thirrje të jenë të qetë dhe paqësor, të mos bien në provokime dhe të respektojnë EULEX-in dhe KFOR-in”, ka thënë Vuçeviq në Instagram.

Ai ka theksuar se shteti do të bëjë gjithçka për ta ruajtur paqen për siç tha “të gjithë qytetarët e Serbisë”.

“Ne vetëm duam që njerëzit tanë të qëndrojnë në vatrat e tyre dhe për këtë kërkojmë që të respektohet marrëveshja e Brukselit dhe të formohet Asociacioni”, tha Vuçeviq.

“Nuk ka dorëzim, të gjithë jemi me ju”, shtoi ministri serb.

Të ngjashme