Nëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk e zgjidh çështjen e Kosovës, nuk e di se çfarë është perspektiva jonë, sepse me atë “gur në shpinë” nuk mund të ecim përpara.
Kështu ka deklaruar sot ministri i Shëndetësisë së Serbisë, Zlatibor Lonçar.
“Unë nuk jam një ekspert për këtë, por perspektiva nuk është e madhe për ne. Me atë gur në shpinë, nuk mund të ecim përpara, nuk mund të bëjmë investime, të rrisim pagat, nuk mund të jetë më mirë për ne në ekonomi”, tha ai për Tv Pink.