Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Bullgari, ku do të takohet me homologun e tij, ministrin e Kulturës të Republikës së Bullgarisë, Vezhdi Rashidov.
Në kuadër të kësaj vizite, do të nënshkruhet marrëveshja mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Bullgarisë për bashkëpunim në fushën e kulturës.
Kosova ka marrëveshje zyrtare për bashkëpunim në fushën e kulturës me shumë shtete, duke përfshirë edhe shtetet e rajonit, si Shqipërinë, Maqedoninë, Kroacinë, e tani një të tillë do ta nënshkruaj me Bullgarinë.