Ministri i Shëndetësisë ia dhuroi një autoambulancë komunitetit lokal të Zhupës

Prishtinë | 10 Mar 2018 | 15:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas dhurimit të autoambulancës për komunitetin lokal të Lipjanit, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili shkoi në Zhupë të Prizrenit për ta dorëzuar një autoambulancë edhe për banorët e kësaj ane.

“Është një premtim të cilin ua kam ba vetë banorëve të kësaj ane se do t’u ndihmoj në kërkesat e tyre.  Kjo është një ndihmë konkrete e cila tregon edhe një herë se ne duhet t’u ndihmojmë qytetarëve tanë kudo që janë ata. Pa marrë parasysh çfarë etnie janë, reformat në shëndetësi do t’i prekin të gjithë qytetarët”.

“Sa i përket Prizrenit, natyrisht se ky do të jetë vetëm hapi i parë së bashku me drejtorin por edhe me të gjithë akterët e tjerë në shëndetësi, do të ndihmojmë si në nivel primar si në nivel sekondar, që qyteti i Prizrenit të jetë një hap më larg se që është sot sa i përket shërbimeve shëndetësore”, tha Ismaili.

Bashkë me ministrin e Shëndetësisë ishte edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje.

Të ngjashme