Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti në takim njoftues ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze.
Në këtë takim ambasadori Bencze e përgëzoi ministrin Sveçla për detyren e tij të re dhe u shpreh i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin mes Kosovës dhe Hungarisë.
Në fund të takimit Ministri Sveçla adresoi fushat ku kërkohet bashkëpunim, si informimi i autoriteteve hungareze rreth planeve të Qeverisë së Kosovës për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit e krimit, vendosjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin e vendit.