Ministri Sveçla priti në takim ambasadorin e Shqipërisë,Petrit Malaj

Prishtinë | 14 Nën 2023 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla priti në takim njoftues ambasadorin e
Republikës së Shqipërisë, z. Malaj.


Fillimisht ministri Sveçla e uroi z. Malaj për emërimin e tij për postin e ambasadorit të
Republikës së Shqipërisë në Kosovë.


Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve që do të
vazhdojnë edhe më tutje, për zbatueshmërinë e marrëveshjeve të nënshkruara mes
institucioneve të rendit dhe sigurisë mes dy vendeve e në veçanti për thellimin e
mëtejmë të këtij bashkëpunimi.


Në fund të takimit ministri Sveçla dhe ambasadori Malaj u dakorduan për angazhim të
mëtejmë në avancimin e politikave në shërbim të rendit, ligjit dhe qytetarëve të vendeve
tona.

Të ngjashme