Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla priti sot në takim njoftues
komandantin e KFOR-it, Gjeneral Majorin, Franco Federici.
Ministri Sveçla falënderoi z.Federici për bashkëpunimin dhe mbështetjen që KFOR-i i ka ofruar vazhdimisht Kosovës dhe theksoi rëndësinë që KFOR-i ka në sigurinë e vendit.
Ai gjithashtu njoftoi Gjeneral Majorin, z. Franco Federici lidhur me prioritet e ministrisë së Punëve të Brendëshme si luftimin dhe parandaminin e krimit dhe korrupsionit, rritja e integritetit institucional si dhe rritjën e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit theksuan se mbështetja e ndërsjellë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është shumë e mirë dhe shprehën gatishmërinë që ky bashkëveprim të vazhdojë edhe më tej.