Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është shprehur se janë në koordinim me ShBA-në për ardhjen e një grupi të shtetasve afganë në Kosovë, pas konflikti në këtë shtet, raporton Ekonomia Online.
Por ministri nuk ka dhënë një datë të saktë se kur ata mund të mbërrijnë në Kosovë.
Kur u pyet edhe për lokacionin se ku do të vendosen ai tha se ende po shihen mundësit, përderisa ka përjashtuar vendosjen e tyre në Qendrën e Studentëve.
“Ne jemi në koordinim të vazhdueshëm me ShBA-në dhe me NATO-n në mënyrë që atë që kemi deklaruar se jemi aleat do të jemi pjesë e lehtësimit të kësaj situate”.
“Si Qeveri kemi marrë vendimet e duhura për strehimin e tyre të përkohshëm në Kosovë. Kemi bërë edhe planet strategjike”.
“Kemi disa alternativa për akomodim, Qendra e Studentëve ka qenë një prej alternativave dhe gjasat për të ndodhë tash janë minimale”, ka thënë Sveçla.