Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, iu ka bërë thirrje shteteve tjera që siç ka thënë ai të kriminalizojnë përdorimin e simbolit “Z”, i cili përdoret në automjetet ushtarake ruse që po marrin pjesë në luftë.
Në një cicërim në Twitter, Kuleba, i cili dje foli për ambiciet e tij për një armëpushim në bisedimet e ardhshme të paqes me Rusinë, tha se “mbështetja publike e kësaj barbarie duhet të ndalohet”.
“Unë u bëj thirrje të gjitha shteteve të kriminalizojnë përdorimin e simbolit “Z” si një mënyrë për të mbështetur publikisht luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.
“Z’ do të thotë krime ruse të luftës, qytete të bombarduara, mijëra ukrainas të vrarë. Mbështetja publike për këtë barbarizëm duhet të ndalohet”, ka thënë Kuleba.
Dje, Ministria e Brendshme e Gjermanisë tha se personat që shfaqin simbolin “Z” në mbështetje të pushtimit rus mund të ndiqen penalisht në vend.
Autoritetet në Berlin, Bavari dhe Saksoni të Ulët kanë thënë se do të ndëshkojnë akte të tilla, shkruan Skynews