Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliupriti në takim njoftues ambasadorin e ri të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z.JoernRohde.
Gjatë këtij takimi u bisedua lidhur me tema të ndryshme që kanë të bëjnë me çështjet e sigurisë në Republikën e Kosovës, temat e aktualitetit dhe përditshmërisë, si dhe për bashkëpunimin e mirë që kanë Kosova me Gjermaninë në projekte të cilat përmirësojnë jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.
Në këtë takim, temë bisedimi ishin edhe temat me prioritet për Ministrinë e Punëve të Brendshme, siç është luftimi i krimit në përgjithësi, e në veçanti u diskutua mbi temën e liberalizimit të vizave dhe përkrahja gjermane për këtë proces me rëndësi jetike për qytetarët e Republikës së Kosovës. U bisedua edhe për një mori projektesh tjera të përbashkëta, përfshirë iniciativën mbi njohjen e ndërsjellë të patentë-shoferëve.
Ministri Veliu, me këtë rast e falënderoi ambasadorin Rohdepër përkrahjennë të gjitha proceset e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar Republika e Kosovës.
Në anën tjetër, ambasadori Rohde theksoi se Gjermania është angazhuar për një të ardhme prosperuese të Kosovës në familjen e shteteve evropiane.