Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu ka shprehur telegram ngushëllimi famijes Çelaj, për humbjen e më të dashurit të tyre, zyrtarit policor, z.AliÇelaj.
Njoftimi i plotë:
E nderuara familje Çelaj,
Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia tërë familjes Çelaj, për humbjen e më të dashurit Tuaj, zyrtarit policor, z.AliÇelaj. Ngushëllimet më të sinqerta shpreh gjithashtu për kolegët e tij në Policinë e Kosovës.
Ai shërbeu si një punonjës i dalluar deri në momentet e fundit të jetës së tij duke dhënë një kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës.
U prehtë në paqe shpirti i tij.
Me respekt,
Agim Veliu,
Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme