Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia, priti sot në takim Ambasadoren e Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.
Në takim është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Luksemburgut, në funksion të fuqizimit të kapaciteteve të sistemit shëndetësor në Kosovë.
Ministri Vitia ka falënderuar Qeverinë e Luksemburgut për ndihmën që i ka dhënë shëndetësisë në Kosovë dhe ka shprehur përkushtimin për të vazhduar një bashkëpunim cilësor në kuadër të projektit mbështetës për shëndetësinë për Kosovën, përkrahur nga Luksemburgu.
Nga ana e saj, Ambasadorja Gomes ka rikonfirmuar se Qeveria e Luksemburgut do ta vazhdojë përkrahjen për shëndetësinë në Kosovë përmes projektit mbështetës për shëndetësinë KSV 017 për të ngritur kapacitetet e sektorit shëndetësor në Kosovë.