Në konferencën për medie, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se do të rritet ndjeshëm mbikëqyrja e respektimit të masave të reja të miratuara nga Qeveria e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se masat janë marrë për shkak të shpërndarjes së madhe të variantit “Delta” të Covid-19.
“Për shkak se varianti Delta ka qenë dominues në pjesën më ët madhe të shteteve të Evropës, një valë e përfshirjes nga ky variant edhe në vendin tonë ka qenë e pashmangshme. Shkallën e shpërndarjes në krahasim me variantin alfa e ka së paku katër herë më të lartë. Ky variant dominon prej mbi 80 për qind të rasteve me Covid-19 në rastet e reja. Kjo na detyron t’i zbatojmë masat”, ka thënë Vitia.
“Me vendimin e ri, nga 20 gushti e deri më 10 shtator, hyrja në ambientet e klubeve të natës, diskotekave dhe ambienteve ku mbahen dasmat, fejesat, ahengjet familjare e të ngjashme, tubimet masive, të cilat kanë kapacitet mbi 100 persona, do të lejohet vetëm me certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër Covid-19; Testi RT-PCR negativ për Covid-19, jo më i vjetër se 72 orë; Dëshmi se personi ka kaluar Covid-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë”.
Drejtori i Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani paraqiti një hulumtim ku tha se është ndër të rrallët në botë.
“Ky hulumtim është ndër të rrallët në botë. Sëmundja Covid u shpall pandemi globale. Deri më sot 200 milion raste të covid në botë në Kosovë 784 mijë persona janë testuar me sars cov2. Deri më sot 105 mijë raste të infektuarve janë shëruar. Komunat janë 34 që është realizuar testimi. 93% është shkalla e hulumtimit. Nga 2239 mostra te 31 prej tyre kanë tregua për një infeksion të mundshëm të hulumtimit akoma nuk është arritur imuniteti kolektiv kundër Covid. Vaksinimi është e vetmja mbrojtje kundër Covid. Javëve të fundit zbret në moshat 10 deri në 19 vjeç. Ai bënë thirrje për vaksinim mbi moshat 18 vjeç. Dhe është duke u shqyrtuar edhe mundësia për të vaksinuar moshat 12 vjeç e tutje. Dhe rekomandohet të vaksinohet mediat, punëtorë shëndetësore, mësimdhënës policia dhe e gjithë popullata”.