Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mbajti sot një takim me drejtues të institucioneve shëndetësor dhe përfaqësues të organizatave të komunitetit mjekësor.
Në këtë takim i pranishëm ishtë edhe zv/ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Gjatë këtij takimi u diskutua për situatën në terren pas shpalljes së gjendjes emergjente nga ana e Qeverisë së Kosovës, me rekomandim të Minsitrisë së Shëndetëisisë.
Në takim u dhanë disa rekomandime nga ana e profesionistëve shëndetësorë, të cilat më pas u klasifikuan se si duhet proceduar në situatë emergjente në mënyrë që të institucionet të jenë më efikase në zbatim të Planit të Veprimit.
Me qëllim të koordinimit në këtë takim u diskutua edhe për hierarkinë e strukturave vendimmarrëse si dhe riorganizimin dhe sistematizimin e punonjësve shëndetësor në përputhje me situatën e krijuar dhe nevojat emergjente.
Ministri Vitia i njoftoi përfaqësuesit e institucioneve dhe organiztave shëndetësore me nje varg masash të cilat tashmë janë ndërmarrë nga Ministria e Shëndetëisë pasi që ato janë aprovuar paraprakisht nga Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës Emergjentë lidhur me virusin Covid-19.
Në këtë takim është propozuar që të këtë lehtësime për stafin mjekësor më të moshuar; të inkuadrohen vullnetarët që kanë shprehur gatishmërinë, organizimi i ekipeve mobile për vizita të qytetarëve që kanë shenja të dyshimit në COVID-19, furnizimi me materiale mbrojtëse i zonave ku janë ndaluar hyrje-daljet, etj.
Këto dhe masat e tjera të dakorduara njëzëri në këtë takim i cili do të koordinohet si një trup i vetëm në mbrojte të shëndetit të popullatës, do të publikohen pasi që ato të aprovohen nga Komiteti për Menaxhimin e Emergjencave, pjesë e të cilit janë të gjitha institucionet relevante.
Ndërsa, më pas do t’i adresohen Komisionit të Veçantë të udhëhequr nga Kryeministri i Republikës së Kosovës.