Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes një video-mesazhi ka bërë thirrje që të ndalet dhuna në familje.
Ditëve të fundit dhuna në familje ishte e shtuar, madje për t’u ndaluar kjo bëri apel edhe Policia e Kosovës. Siç duket mbyllja nëpër shtëpi si shkak i pandemisë COVID-19 po ndikon tek rritja e numrit të rasteve të dhunës në familje.
Nëpërmjet këtij video-mesazhi Vitia, ka thënë se dhuna duhet të ndalet dhe se kemi më shumë nevojë për dashuri ndaj njëri-tjetrit.
“Të dashura qytetare, të dashur qytetarë, po kalojmë një kohë të ë vshtirë të pandemisë, një kohë të izolimit e cila nuk është e zakonshme për jetët tona siç jemi mësuar t’i kemi më herët. Tashmë më shumë se kurrë kemi nevojë për respektin dhe dashurinë e njëri-tjetrit. Kohën e fundit statistikat kanë treguar se dhuna në familje ka pësuar ngritje. Kjo nuk duhet të ndodhë. Ne tani kemi nevojë më shumë se kurrë ta duam secilin qytetarë sidomos anëtarët e familjes sonë. Qëndroni në shtëpi, dhuroni sa më shumë dashuri që ta kalojmë këtë situatë”, ka thënë Vitia.