Ministri Vitia shpreh ngushëllime për vdekjen e infermieres, Fitore Zenelaj

Prishtinë | 14 Nën 2023 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së infermieres, Fitore Zenelaj.

Në një postim në Facebook, Vitia është shprehur se gjallëria dhe dashamirësia që rrezatonte infermierja Zenelaj, “do të të mungojnë në jetët e të gjithë atyre që patën rastin të punojnë me të”, përcjell teve1.info

“Njerëzit që luftojnë të paepur lënë pas frymëzimin për mosdorëzim. Fitorja do të jetë përjetë frymëzim i tillë. U pikëlluam thellësisht për largimin në amëshim të infermieres Fitore Zenelaj. Gjallëria, entuziazmi e dashamirësia që rrezatonte Fitorja do të mungojnë në jetët e të gjithë atyre që patën rastin të punojnë me të, të trajtohen nga ajo dhe ata që e kishin pranë në jetën e tyre. Ajo luftoi. Por mbi të gjitha Ajo i mësoi të tjerët si të luftojnë. Ndaj do të mbahet në mend e respektohet gjithmonë. Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme