Ministri Yagcilar priti në takim shefen e sapoemëruar të UNDP-së për Kosovën, Maria Suokko. Në këtë takim, që kishte karakter njohjeje, ministri Yagcilar, znj. Suokko e falënderoi për vizitën në MAP, duke e cilësuar mjaft të rëndësishme. Ndërsa, duke folur punën dhe projektet e Ministrisë së Administratës Publike, për procesin e Reformës së Administratës Publike, Pakon Ligjore dhe zbatueshmerinë e saj, digjitalizimin e shërbimeve publike, ministri Yagcilar, këto projekte i cilësoi si prioritete të MAP-it. Në këtë kontekst, përmendi edhe hartimin e rregulloreve për Pakon Ligjore, të cilat kanë një rëndësi të veçantë.
Ndërkaq, shefja e UNDP-së, Maria Suokko, e përgëzoi ministrin Yagcilar për punën e madhe që është bërë në MAP, duke e veçuar Pakon Ligjore. Ajo e çmoi lartë angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të UNDP-së për institucionet e Republikës se Kosovës.
Palët në takim u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve që i përfaqësojnë.