Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pasditen e së dielës bashkë me Inspektoratin Sanitar ka dalë në teren në Podujevë për të parë nga afër respektimin e masave anti-Covid 19 gjatë procesit zgjedhor.
Zemaj ka kërkuar qytetarët të kryejnë obligimin e tyre për votim, por duke respektuar masat që parandalojnë shpërndarjen COVID 19.
Postimi i plotë:
Në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut, po zhvillohet procesi zgjedhor për kryetarët e komunave, në mënyrë të rregullt. Është e domosdoshme që procesi zgjedhor, në çdo vendvotim, të zhvillohet duke i respektuar masat anti Covid.Bashkë me insepktoriatin vizituam qendrat e vendvotimeve edhe në Podujevë edhe në Mitrovicën e Veriut.
Aty ku isha, masat anti Covid po respektoheshin, hapësirat ofronin kushtet e duhura për votim.Por, kërkoj nga qytetarët të mos grumbullohen në oborret e shkollave, ndërsa organet e zbatimit të masave anti Covid, duhet të jenë në krye të detyrës.Kjo ditë e mirë, nuk guxon të jetë ditë e ngritjes së lakores së infektimeve as në Podujevë, as në Mitrovicën e Veriut!Jeta e çdo qytetari është prioritet, le të fitojë më i miri. Bashkë ia dalim!Bartni maskën!Ruani distancën!Mbajeni higjienën!