Ministri Zemaj nënshkruan ndarjen e 300 eurove për specializantët vullnetarë gjatë Coronavirusit

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, ka nënshkruar ndarjen e buxhetit për pagesën prej 300 eurove për muajin maj, për kategorinë e specializantëve vullnetarë, raporton Ekonomia Online.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Zemaj ka thënë se ata janë përfitues nga pakoja fiskale emergjente, si personel i ekspozuar.

“Në zbatim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masën 1.6. (Pakoja fiskale emergjente) sot kam nënshkruar ndarjen e buxhetit për pagesën prej 300 eurove për muajin maj për kategorinë e specializantëve vullnetarë, përfitues nga pakoja fiskale emergjente e Qeverisë së Republikës së Kosovës për personelin e ekspozuar gjatë pandemisë Covid-19”, ka thënë ai.

“Me kryerjen e kësaj pagese, përmbyllen obligimet financiare nga kjo pako sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për stimulimin dy mujor të personalit që ka qenë i angazhuar dhe ekspozuar gjatë pandemisë Covid-19.”, ka thënë ai.

https://www.facebook.com/zemajarmend/photos/a.582552938458257/3157627830950742/?type=3&theater

Të ngjashme