Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar testime masive për Coronavirus, raporton Ekonomia Online.
Pas vizitës në komunën e Prishtinës, ai tha se janë duke punuar për një strategji anti pandemi.
Zemaj falënderoi për punën dhe angazhimin gjatë këtyre ditëve. Ai tha se kanë diskutuar edhe për projekte që janë në interes të komunës
“Me kryetarin kanë qenë në kontakte të rregullta për të mbikëqyrur situatën bashkërisht. Do t’ia dalim të kemi kujdes ta mbajmë higjienën”.
“Na duhet një koordinim i të gjithëve dhe të mos e ngarkojmë vetëm Infektivë, por të gjithë me koordinim efikas do t’ia dalim”.
Zemaj tha se janë duke e menaxhuar situatën dhe numri i të shëruarve po rritet. Ministri shpërndau edhe manualin për menaxhimin e pandemisë për Ahmetin.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se përkundër rritjeve të numrit të rasteve po menaxhohet situata.
“Ne kemi pritur që pas vendimit të qeverisë për tri fazat që numri të jetë më i lartë. Por edhe të sigurohemi që numrat të mbahen nën kontroll”.
“Përkundër rritjes së rasteve nga detajet që mora nga ministri punëtorët shëndetësor po bëjnë një punë të mrekullueshme”.
Ai tha se si komunë vazhdojnë t’i kryejnë detyrat e tyre dhe poashtu kanë diskutuar disa pika se si duhet të veprojmë në të ardhmen.
“I kemi edhe 400 raste aktive sot në kryeqytet. Deri më sot jemi në gjendje ta kemi situatën nën kontroll”.
Sipas Ahmetit Prishtina është bërë edhe me kapacitete shtesë dhe po bëhen gati për të dërguar shtretër në QKUK nëse ka nevojë.
Ahmeti tha se gjurmimi në fillim ka qenë më i lehtë, ndërsa tani është më e vështirë sepse ka shumë njerëz që dalin pas lirimit të masave, raporton EO.
“Nuk e kemi zorin të hapim ndeshje sportive por kjo nuk do të thotë se nuk do të hapemi gradualisht”.
Ahmeti tha se pasi aeroporti hapet me datën 28 qershor pritet valë më e madhe e virusit.