Për nder të 14 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Dhurimit Vullnetar te Gjakut, në Prishtinë janë vendosur tendat e Transfuzionit të Gjakut për të dhuruar gjak në mënyrë vullnetare, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dhuruar gjak në njërën nga tendat e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut.
Nga aty, Zemaj jepi një mesazh për qytetaret sa i përket dhurimit te gjakut.
“Dhuroni gjak shpëtoni jetë për të mirën e qytetarëve”, tha ai.
Zemaj ka folur edhe për rastet e infektuara me Coronavirus në ndërmarrjet publike, për të cilat tha se janë duke i analizuar këto raste, por tha ai se nuk do të lejojnë përhapjen e virusit në KEK siç ka ndodhur në Telekom.
“Në Korporatën Energjetike të Kosovës siç ka ndodhur në Telekom, nuk do të lejojmë rikthim të virusit. KEK-u ka qindra sektor dhe nuk do të lejojmë përhapje të virusit, kjo na ka ndodhur ne Telekom, mirëpo këtu nuk do të lejojmë të na ndodhë’, tha ai.
Ai foli edhe për lirimin e masave, ku tha se nuk do të ketë rikthim të masave rigoroze. Kurse shpreson ai se do të tejkalohen këto vala të Covid-19 kurse paralajmëroi se ditëve në vijim do të bëhen testime masive.
“Masat janë të hapura dhe lirimi i tyre konsiston në moskujdesin e përgjithshëm dhe kjo është diçka e pritshme. Rikthim nuk do të ketë. Dashtë zoti të jemi të përgatitur për ndonjë valë shumë shpejt dhe do të kalojmë në testime masive”, u shpreh Zemaj.
Zemaj tregoi se këto raste janë të kontaktit prej datës 28 si dhe nga tubimi që ka ndodhur. Ai tha se duhet ta kthejmë vetëdijesimit të mbahet distanca, pastërtia dhe përdorimi i maskave.
Mes tjerash, Zemaj foli edhe për ardhjen e mërgimtarëve, ku tha se do të shqyrtohet edhe hapja e aeroportit.
“Për te gjithë Republikën e Kosovës ne do të tentojmë të mos kemi rikthim të masave. Mërgata është në vlugun e ardhjes së tyre. Në lokale do të ketë edhe inspektime dhe 200 profesionistë shëndetësor do të bëjmë të mundshme që këto vizita të jenë orë pas ore”, shtoi ai.
Me ministrin Zemajn fotografi kanë realizuar edhe disa pjesëtarë QKKTGJ-së dhe qytetarë.
Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut (QKKTGj) Bukurije Zhubi foli për aktivitetet e organizuara gjatë javës së dhurimit të gjakut e cila do të zgjasë deri me 21 qershor.
“Sot është 14 qershori dita e dhurimit të gjakut. Në këtë ditë kemi bërë disa aktivitete si në Sheshi “Nëna Terezë” ku kanë dhuruar gjak banorët e Pjetërshticës. Aktivitetet që kemi organizuar deri me 21 qershor, ku dhurimi mund të bëhet nga ora 09:00 deri ne 16:00″, u shpreh ajo.
Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut shënohet sot, po ashtu ka filluar edhe Java e Dhurimit të Gjakut e cila do të zgjas deri më 21 qershor.