Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se gjatë komunikimit të vazhdueshëm me Ministrin e Arsimit Ramë Likaj, ka marrë informata që pavarësisht rasteve me Coronavirus të disa nxënësve dhe personelit arsimor situata është e menaxhueshme.
Ai foli edhe për rastet gjatë 24 orëve të fundit me Coronavirus, ku shtoi se 92 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19, ndërsa nga 509 testime që janë bërë kan ërezultuar pozitiv vetëm 49 persona.
Njoftimi i plotë:
Nga komunikimi i përditshëm që kam me kolegun tim, ministrin e Arsimit, Ramë Likaj dhe nga informatat e përditësuara nga terreni, mund të konstatojmë se pavarësisht rasteve pozitive te disa nxënës dhe personeli arsimor me Covid 19, situata është nën kontroll dhe e menaxhueshme.
Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, 92 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa nga 509 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 49!