Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka qëndruar në Klinikën Infektive në QKUK pas rasteve të vdekjeve të dyshimta të të shtrirëve të prekur me Coronavirus, raporton Ekonomia Online.
Zemaj bashkë me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, kanë arritur në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Aty janë parë edhe drejtorë të Klinikave tjera dhe drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu.
Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk janë deklaruar për media, rreth situatës së krijuar atje.
Pas 12 rasteve të raportuara të vdekjeve në 24 orët e fundit, në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe prokuroria.
Ka pasur raportime se vdekjet mund të kenë ardhur si pasojë e defekteve në respiratorë.