Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, vizituan punimet në aslfaltimin e rrethrrotullimit në rrugën nacionale Prishtinë – Lipjan.
Po ashtu, në këtë vit do të përfundohen edhe projektet të tjera të rëndësishme për komunën e Lipjanit, si rruga e cila do të lidhë qytetin e Lipjanit me magjistralen Prishtinë-Shkup dhe rikonstruksioni i rrugës në Gadime, si dhe disa projekte të tjera.
Projekti i ndërtimit të rrethrrotullimit në rrugën nacionale Prishtinë – Lipjan është financuar nga MI në vlerë 242,310.27 euro.
Investimet e bëra nga MI në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Lipjan po ndihmojnë në përmirësimin e jetës së banorëve të kësaj pjese, zhvillimin ekonomik dhe lëvizjen më të mirë të njerëzve dhe mallrave.