Ministria e Mbrojtjes së Armenisë ka deklaruar se ka filluar përdorimin e katër aeroplanëve SU-30SM, të cilët ishin blerë nga Rusia para fillimit të konfliktit me Azerbajxhanin. Përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë janë shprehur se këta aeroplanë kanë kapacitete të kufizuara taktike në krahasim me aeroplanët amerikan F-16.
Kjo deklaratë është dhëna pas fillimit të përdorimit të këtyre aeroplanëve në luftimet në Nagorni-Karabakh.
Ekspert të aviacionit luftarak mendojnë që fjalia ku thuhet që kanë kapacitete të kufizuara taktike, ka mundësi që ka të bëjë me zbulimin e lehtë nga radarët e mbrojtjes ajrore të Azerbajxhanit, veçanërisht duke pasur parasysh fluturimet në lartësi të mëdha, çka këtë aeroplan e bënë të pa vlerë
Përpos dështimit të modelit më të ri, SU-30SM, deri me tani në luftime raportohet se Armenisë i janë rrëzuar tre aeroplan rus SU-25. Gjithashtu edhe Forcat e armatosura të Azerbajxhanit thuhet se kanë humbur aeroplan luftarak SU-25, pasi që edhe Azerbajxhani në flotën e vet ajrore ka SU-25.
Se armatimet ruse nuk janë duke e treguar veten e dëshmon edhe shkatërrimi i sisteme ruse të mbrojtjes kundërajrore “S-300” dhe “Pancir-S”, sisteme të cilat janë shkatërruar nga aeroplanët pa pilot-Dronët.
Propaganda ruse sistemet e mbrojtjes kundërajrore “S-300” dhe “Pancir-S”, mundohet t’i paraqet si armë të sofistikuara, por në luftime ato janë larg asaj.
Sistemet e mbrojtjes kundërajrore ruse pos që kanë dështuar në luftime në Azerbajxhan, ato nuk ishin treguar efikase as në Siri, ku gjatë të gjitha sulmeve të Forcave Ajrore të Izraelit, të cilat përdorin aeroplan amerikan F-16, sistemet ruse nuk kishin arritur të reagojnë, apo siç shprehen analistet ushtarak “sistemet ruse të mbrojtjes kundërajrore kishin qenë në gjumë”.