Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), u ka bërë thirrje Drejtorive të Arsimit në komunat e banuara me serbë që të ndërpresin mësimin dhe të zbatojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës, për masat parandaluese rreth Coronavirusit.
Në një komunikatë të kësaj ministrie është thënë se MASHTI po e përcjellë me vëmendje zbatimin e vendimit të datës 11.03.2020 të Qeverisë së Kosovës për ndërprerjen e procesit mësimor-edukativ në Republikën e Kosovës për shkak të masave parandaluese rreth koronavirusit (COVID – 19).
“Sipas informacioneve të pranuara deri tani, MAShTI është njoftuar se në disa Komuna të Kosovës të banuara me popullatë shumicë serbe, vendimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës nuk është duke u respektuar. MAShTI u bën thirrje të gjitha drejtorive për arsim në këto komuna që të marrin masa të menjëhershme që ndërprerja e procesit të mësimit të zbatohet konform vendimit të Qeverisë”, .”, është thënë në komunikatën e Ministrisë së Arsimit.
MAShTI thekson se vendimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës është masë adekuate parandaluese për mbrojtjen e shëndetit publik, dhe në këtë drejtim, çdo tentativë për politizim të çështjes apo mos-zbatim të këtij vendimi, i cili ka karakter obligativ, është i papranueshëm dhe në kundërshtim edhe me dispozitat e Kodit Penal të Kosovës, përkatësisht nenit 250