Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes programit për zhvillim ruaral e ka përkrahur edhe ngritjen e pemishteve në Kosovë, transmeton EO.
Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i Bujqësisë, Mevludin Krasniqi, i cili pohon se në realizim e sipër janë mbi 200 hektar pemishte me molla, arra, lajthia, kumbulla, dardha, pemishte këto të shoqëruara edhe me mekanizëm bujqësor dhe infrastrukturë përcjellëse.
Sipas tij, 66 fermerët fitues të granteve 2018, MBPZHR-ja do t’i bashkëfinancoj me afër 2,5 milion euro.