”Ministria e Bujqësisë nuk ndau buxhet për trajtimin e problemit të rriqrave”

Prishtinë | 28 Shk 2017 | 08:13 | Nga

Drejtori i Shëndetësisë për Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet e mundshme për të trajtuar problemin me rriqrat.

Ky angazhim erdhi pasi ka dy ditë që është shfaqur rasti i parë i pickimit të rriqrave tek një fëmijë trevjeçar, gjendja shëndetësore e të cilit sipas Berishës, është stabile.

Këto deklarime Berisha i dha në Ora e Fundit, teksa shtoi se ndonëse janë bërë të gjithë përgatitjet paraprake për të evituar rreziqet nga rriqrat, është Ministria e Bujqësisë e cila nuk ka ndarë buxhet sikurse viteve të kaluara, për trajtimin e këtij problemi.

”Sot kemi filluar me Këshillin Ndërministror për të trajtuar këtë problem rreth problemit të rriqrave”.

”Është brengosëse se përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë nuk kanë ndarë buxhet për trajtimin e këtij problemi”.

”Ne si komunë mund të tejkalojmë këto probleme me aq mundësi sa kemi, por ndodh të jetë e pamjaftueshme”

”60 mijë euro nuk janë të mjaftueshme për rregullimin e problemit të rriqrave”.

”Shumë shpejt do të startojmë me aktivitete për vetëdijësimin e nxënësve për t’u treguar se si duhet mbrojtur nga pickimi i rriqrave i cili mund të kalojë në ethe hemorragjike”.

”Kjo sëmundje ka marr dhjetra jetë njerëzish, rreth 18 njerëz kanë vdekur nga pickimi i rriqrave”.

”Për tre vite rresht nuk kemi asnjë rast që ka vdekur nga ethet hemorragjike”.

”Jemi të pajisur mirë me ilaçe, kemi laboratorin ndonëse skemi pasur asnjëherë ndonjë problem në këtë rast”, ka përfunduar Berisha, në Ora e Fundit, njofton Klan Kosova.

Të ngjashme